Pse e fshiu foton? Fansat nxjerrin zbuluar yllin televiziv (FOTO)

05 tetor 2022 | 16:06

Ylli televiz, Khloe Kardashian, duket se ka dështuar edhe kësaj radhe me ‘photoshop’-in në foton e saj të fundit të postuar në rrjetet sociale. Por duke qenë se fansat ia vunë në dukje shumë modifikimin e fotos, ajo vendosi që ta fshinte pozën në fjalë.

Miliona ndjekësit e saj janë të bindur se ajo kishte përdorur ‘photoshop’ në foton e realizuar në dhomën e hotelit gjatë Javës së Modës në Paris, pasi muret rreth trupit të themelueses së “Good American” ishin shtrembëruar.

Për më tepër, krahu dhe shpatulla e saj dukeshin në disproporcion me pjesën tjetër të trupit. Por situata mori një kthesë të çuditshme kur Kardashian mohoi të kishte postuar ndonjëherë foton pasi ajo u bë virale në “Twitter”.

“Nuk e kam postuar asnjëherë këtë foto. Ndoshta glam-i im bëri, por unë nuk e bëra. Gjithashtu dua të them…. Linjat e përkulura në pjesën e pasme lol ju lutem” , shkroi ajo në Twitter të martën mbrëma.

Kjo nuk është hera e parë që Kardashian – ose anëtarë të tjerë të familjes së saj të famshme, janë kapur duke modifikuar fotot e tyre.

Në pranverën e vitit 2021, ekipi i Kardashian, fshinë nga interneti një imazh të pandryshuar të yllit, pasi ishte shpërndarë pa miratimin e saj.

Imazhi tregonte yllin e realitetit duke pozuar pranë pishinës me bikini leopardi. Fotoja ishte origjinale dhe i mungonin modifikimet dhe përmirësimet që njerëzit ishin mësuar të shihnin në rrjetet e saj sociale.

Pse e fshiu foton? Fansat nxjerrin zbuluar yllin televiziv (FOTO)Pse e fshiu foton? Fansat nxjerrin zbuluar yllin televiziv (FOTO)Pse e fshiu foton? Fansat nxjerrin zbuluar yllin televiziv (FOTO)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit…