Numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis vjen në Kosovë

05 tetor 2022 | 16:06

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis do të vizitojë Kosovën më 6 dhe 7 tetor.

Ai do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë (nga ora 20:00), si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Të enjten, Zagklis do të takohet me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) nga ora 14:30 në hotelin “Sheraton”.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës gjithashtu do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku.

Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata.Kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës në Kosovë, duke treguar mbështetjen e madhe për basketbollin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur…