
Pse e vrau Liridonën? Babai i Naim Murselit: Pyetje 1 milion dollarëshe! Ndoshta është kërcënuar nga politika ose…
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit ende nuk e ka një arsye se pse djali i tij vendosi që të porosiste vrasjen e gruas. Ai tregoi se ndoshta djali i tij është kërcënuar me çështje biznesi apo dhe çështje politike.
Pse e vrau Liridonën?
“Kjo pyetje është pyetje1 mln dollarëshe. Naimi ishte i përkushtuar ndaj Liridonës. Mos ka qenë jeta e tij në rrezik, i kërcënuar. Se përndryshe nuk ka asnjë teori tjetër. Ndoshta nga bizneset, nga politika. Atë e di ai”,- tha ai për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24.
Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese?
Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare.
Pas varrimit të Liridonës, djali juaj u arrestua nga policia?
Po e vërtetë
Si e mësuat lajmin?
Është interesante dhe ju kërkoj falje atyre që e panë intervistën e parë që e bëra të varrezat. Edhe pas varrimit jam kthyer në shtëpi dhe ende nuk kisha asnjë indikacion që do të arrestohej apo është i dyshuar djali. Ai ishte arrestuar dhe askush nuk më tha se ishte arrestuar, për të mos shqetësuar.
Kam qenë për ngushëllim në familjen Ademaj. Ata më deklaruan se në intervistën e dhënë për emisionin tim, ju kishit treguar diçka të drejtë. Çfarë ju thotë sot?
Sot edhe 100 vjet, përderisa është i akuzuar djali, jam me familjen Ademaj, Liridonën, e kam pjesë të familjes sa të jem gjallë. I shpreh ngushëllime gjithë kombit shqiptarë.