Pse është bllokuar projekti Borea?

22 shtator 2020 | 12:08

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për ngecjen e projektit Borea.

Ai ka shkruar se ky projekt ka nisur para dy vitesh, ndërkaq sot jemi në shtator të viti 2020 dhe ka shtruar pyetje: ‘Projekti është bllokuar. Pse?!’.

“Një projekt i mirë për Pejën dhe Kosovën ka pas nisur para dy vitesh, me 1 shtator. U pata solidarizuar me këdo që u emocionua nga nisja e Boreas. Përkundër pozicioneve politike, projektin e pata mbështetur duke qenë i bindur se është në të mirë të Kosovës dhe rajonit. Jemi në shtator të vitit 2020. Projekti është bllokuar. Pse?!”, ka shkruar Haradinaj.

Një projekt i mirë për Pejën dhe Kosovën ka pas nisur para dy vitesh, me 1 shtator. U pata solidarizu me këdo që u…

Publiée par Daut Haradinaj sur Mardi 22 septembre 2020

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivan Rakitiq e ka pranuar se asnjëherë nuk ka qenë…