Pse gratë nuk luajnë?

26 qershor 2022 | 22:31

Shkruan: Kimete Berisha

– Gratë e moshuara flasin veç për vuajtjet, për rininë e humbur, për të kaluarën, për nënat e tyre dhe për ëndrrat që nuk i kanë realizuar.

Nxitojnë të plaken, të bëhen tragjike.

Gratë nuk luajnë.

Si burrat, që kur ata vet nuk mund të luajnë – i shikojnë të tjerët kah luajnë…

gjithë ditën shikojnë futboll, presin deri në 3 të natës për të shikuar boks…

dhe luajnë shah.

Kur burrat nuk luajnë – heshtin!

Ku ke parë ti gra të moshuara që tubohen e luajnë!

Nuk ka.

Deri vonë, besa, me do shoqe luanim ‘në mes dy zjarreve’, pastaj s’di çka ndodhi, s’kam

më me kë ‘të mbetem e re’, sepse asnjë shoqe e imja më nuk luan…

u shpërndan të gjitha, u bën serioze…sepse sipas grave – luajnë vetëm fëmijët.

Sipas Niçes, burri e do lojën dhe vetëm gruaja që nuk del nga loja – dashurohet nga burrat deri në fund…

Me kalimin e moshës gruaja bëhet seioze, dhe dramatike.

Nuk luan. Nuk qesh. Nuk qetësohet.

– Proteston më së shumti: kur qesh, kur luan dhe kur vallëzon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra protestuese u mblodhën para Gjykatës së Lartë për të…