Pse ishte Alex Soros në samit? Rama i kthehet gazetares: Harroi të të pyeste ty!

29 shkurt 2024 | 15:13

Pak minuta më herët u zhvillua konferenca e përbashkët për gazetarët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit europian Oliver Varhelyi.

Konferenca u mbyll ndërkohë që gazetarja Ambrozia Meta po e pyeste Ramën se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm jo vetëm në samit, por edhe në foton familjare.

Ndërkohë Rama iu përgjigj duke i thënë: “Harroi të të pyeste edhe ty.”

Kujtojmë se Soros ishte dje në samit si pjesë e delegacionit shqiptar, kurse në samitin e sotëm ai ishte në foton familjare, njësoj si të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë të rajonit dhe BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten e javës së kaluar, më 23 shkurt, Instituti…