Pse keni frikë të krijoni Komisionin Hetimor?

20 prill 13:35

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka reaguar për mosthmelimin e Komisionin Hetimor për energjinë, ku pozita është duke e kundërshtuar themelimin e këtij komisioni.

Ajo ia ka parashtruar një pyetje Qeverisë: Pse keni frikë të krijoni Komisionin Hetimor?

Dumoshi ka theksuar se njëri nga tri rolet themelore të Kuvendit është mbikëqyrja e Qeverisë.

“Përmes mbikëqyrjes, Kuvendi si institucion i zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët, sigurohet që Qeveria po kryen punët e saj në përputhje me ligjet e miratuara dhe po menaxhon buxhetin në mënyrë të drejtë dhe efektive”.

“Themelimi i komisioneve hetimore është paraparë si mekanizëm i veçantë i ushtrimit të mbikëqyrjes parlamentare, madje për këtë është miratuar edhe një ligj i veçantë. Ky ligj, i jep përparësi opozitës të udhëheq hetimet, duke ditur që partitë në pushtet gjithmonë do t’i bishtnojnë hetimeve. Ashtu siç po ndodh edhe tani me kërkesën për komision hetimor për menaxhimin e krizës energjetike”, ka shkruar Dumoshi në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Surpriza në ndeshjet çerekfinale të “play-off”-it në NBA. Ekipi i…