Pse nuk duhet të votohet traktati për burgje midis Danimarkës dhe Kosovës

12 shkurt 2024 | 12:25

Reagim i KMDLNj-së

Ministria e Drejtësisë thuaja në çdo seancë të Kuvendit të Kosovës, si pikë të rendit të ditës e ka votimin e një Traktati midis Danimarkës dhe Kosovës për shitje të një pjese të sovranitetit të Kosovës, burgu i Gjilanit, në një afat 10 vjeçar. Kjo marrëveshje është bërë jashtë syve të publikut, është krejtësisht jotransparente, jashtëzakonisht e dëmshme dhe rrënuese për Shërbimin Korrektues të Kosovës, dhe, në planin afatgjatë rrezikues i situatës së sigurisë në Kosovë. Si e tillë është kundërshtuar nga organizatat për të drejtat e njeriut në Danimarkë kurse në Kosovë përveç KMDLNj – nuk ka kundërshtime serioze për faktin se mungojnë informatat e domosdoshme, ka interpretime qëllimisht të pavërteta nga propozuesi, kushtëzimi klientelist i akterëve që e kuptojnë këtë çështje, SHKK, si më i godituri nga kjo marrëveshje është nënshtruar ndaj një vendimi politik përmes vendosjes së kuadrove të dëgjueshme në poste të caktuara dhe eliminimit të atyre që eventualisht nuk pajtohen me këtë Marrëveshje. Po bëhet një presion mbi deputetët ta votojnë këtë Traktat i cili pas votimit nuk mund të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese shkaku se konsiderohet si Marrëveshje ndërkombëtare. Në funksion të presionit ndaj deputetëve për ta votuar është edhe vizita e ministrit të Drejtësisë së Danimarkës dhe takimi me grupet parlamentare që paraqet ndërhyrje flagrante në vullnetin e deputetit aq më parë që qeveria e Danimarkës është cilësuar si raciste sa i përket trajtimit të refugjatëve, azilantëve dhe të burgosurve si dhe shkelëse e të drejtave të njeriut. KMDLNj ia përkujton opinionit në Kosovë e sidomos deputetëve të Kuvendit të Kosovës disa fakte të cilat, ose nuk i kanë të njohura, ose janë të shtrembëruara nga propozuesi.
1. Komiteti për Parandalimin e Torturës i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka kërkuar nga qeveria e Danimarkës ta anulojë marrëveshjen për burgje me Kosovën për faktin se shkelë të drejtat e njeriut.
2. Për vendosjen e refugjatëve, azilkërkuesve dhe të burgosurve janë përzgjedhur tre shtete, Ruanda në Afrikë, Shqipëria dhe Kosova. Vendet tjera kanë refuzuar këto propozime sidomos vendet e Ballkanit. Për momentin Ruanda është në pikën zero kurse Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me Italinë. Dihet se çfarë probleme ka pasur Shqipëria me të burgosurit e Guantanamos dhe me iranianët. Këto vende nuk janë zgjedhur si të sigurta sepse kanë situatë të paqëndrueshme por se iu janë imponuar këto marrëveshje.
3. Nuk është e vërtetë se në Kosovë do të transferohen të burgosurit danezë siç po manipulon propozuesi. Asnjë i burgosur nuk është danezë, të gjithë janë të vendeve të treta nga Afrika dhe shtetet arabe, kryesisht.
4. Opinioni nuk po informohet fare as për lartësinë e dënimeve e as për natyrën e veprave të të burgosurve që do të transferohen në Kosovë. Janë të pavërteta pohimet se të burgosurit që do të transferohen nuk janë të rrezikshmërisë së larte. Po të ishin të një rrezikshmërie të ulët pse do të transferohen në Kosovë?! Danimarka do të lirohet nga ta pikërisht se nuk duan të resocializohen.
5. Nuk është i saktë fakti se Kosova është përzgjedhur shkaku se i trajton mirë të burgosurit për faktin se këta do të trajtohen sipas ligjeve të Danimarkës e jo të Kosovës. Kosova vetëm ofron fuqi punëtore si në baushtellë, oficerët korrektues të Kosovës i nënshtrohen guvernatorit danez që, me ekip e udhëheq këtë burg.
6. Është rast i pashembullt që brenda një shteti legalizohen dy sisteme paralele për sanksionim të veprave penale, ai i Kosovës dhe ai i Danimarkës.
7. Me ardhjen e këtyre të burgosurve të paftuar në Kosovë do të rritet krimi i organizuar, tregtia me narkotikë, radikalizmi islamike, trafikimi me qenie njerëzore dhe prostitucioni.
8. Të burgosurve “danezë” do iu shkelen të drejtat e njeriut si vizitat familjare, kujdesi shëndetësorë në rast se duhet të trajtohen jashtë institucionit, shfrytëzimi i beneficioneve mbrojtja ligjore, komunikimi dhe informimi në gjuhën amtare etj.
9. Statusi material po e përcakton trajtimin e të burgosurve, “danezët” do ta vuajnë dënimin në burghotel kurse të burgosurit kosovarë përkundër që janë shumë social, as në ëndërr nuk do i kenë ato të drejta.
10. Është e pabesueshme se si Komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës ka votuar për këtë marrëveshje, ose nuk kanë pasur informata të sakta për këtë, ose nuk marrin vesh fare për këtë çështje.
11. Me këtë marrëveshje po shpërfillet dhe dhunohet një punë aq e mirë dhe aq e madhe e Shërbimit Korrektues të Kosovës hiç këtu servilëve të pushtetit.
12. Pablo Eskobari, në marrëveshje me qeverinë e Kolumbisë e pati ndërtuar një burg personal ku të drejtat që i takojnë nuk i ka bërë sipas ligjeve të Kolumbisë por në saje të investimeve materiale që i ka bërë personalisht. A po e bëjnë pikërisht këtë pabloeskobarët e Kosovës me pabloeskobarët e Danimarkës me Traktatin për burgje? Nëse do të votohet, pa asnjë dyshim se po.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë tri…