Pse Rugova e Bukoshi jo, por Thaçi? Williams: Pa UÇK-në, negociatat do të ishin të rreme

18 shtator 2025 | 11:22

Paul Williams, avokati ndërkombëtar dhe këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje duke u marrë në pyetje nga trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës i është kërkuar të shpjegojë se pse ishte zgjedhur Hashim Thaçi kryesues i delegacionit shqiptar.

Këtu Williams ka thënë se kjo ishte e pashmangshme që delegacioni të udhëhiqej nga “akterët joshtetërorë, por të armatosur” dhe se “UÇK-ja ishte dimenzioni kyç i fabrikut politik të Kosovës”.

Se pse Rugova jo dhe pse Bujar Bukoshi jo – Williams ka thënë se ndërkombëtarët do të ishin “thellësisht të frustruar” nga pozicionet e presidentit Rugova.

“Fjalitë e tij nisnin dhe përfundonin me dy fjali: Pavarësi dhe jo-përdorim i dhunës”.

“Presidenti Rugova që ishte klienti im i parë pro-bono nga Bukoshi, thellësisht respektoi dhe admiroi çdo bisedë me ndërkombëtarët, niste dhe përfundonte me dy fjali: pavarësi, jo përdorim të forcës. Rugova luajti rol të rëndësishëm në Rambuje duke përfaqësuar njerëzit e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar do të ishte thellësisht i frustruar nëse do të duhej të negocionte me të. Ai trupëzoi pacifizimin dhe pavarësisë, ai nuk negocioi. Kishte një ndryshim kaleidoksop politik, dhe realitetet në terren, dhe nëse shqiptarët do të thonin ja Rugova qe Bukoshi do të negociojnë, ndërkombëtarët do të thonin ku janë non-state armed actors? Por do të jetë veç Potemkin (e rreme). Duhet krejt konstelacioni i aktorëve. UCK shihej si dimenzioni kyç i fabrikut politik të Kosovës”, ka thënë Williams.

A ishte i kërcënuar Thaçi në Rambuje? William flet për “ankth dhe stres” pas një fotografie brenda kështjellës

Paul Williams është duke vazhduar dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës ku po merret në pyetje nga trupi gjykues – kryesisht për periudhën e negociatave të paqes në Rambuje të Francës. Gjyqtari e pyeti nëse Hashim Thaçi ishte i kërcënuar “brenda ose jashtë” kështjellës së Rambujesë.

Williams ka vendosur një dallim mes Ibrahim Rugovës, Veton Surroit e Bujar Bukoshit – me personin e Hashim Thaçit. Për Rugovën ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit i kishte çuar fjalë Sllobodan Millosheviqit “të mos preket me dorë (hands off)” e po ashtu edhe për Veton Surroin, por se Thaçi ishte mëvete: dhe kishte frikë se tash si kryesues i delegacionit shqiptar, kur e kishte fotografuar një fotograf francez, do të targetohej.

“Nuk isha në dijeni specifikisht nëse një person X ka bërë një kërcënim. E mbaj perceptimin e stresit dhe ankthit (të Thaçit), ky fotograf gati se nuk i theu bisedimet e Rambujes. Ai i fotografoi, dhe Hashimi e humbi. U bë i agjituar, dhe ishte i ankthshëm që foto të tij në negociata, do të përdoreshin nga Serbia për ta targetuar. Rrallë kishte forograf brenda. Por ai nivel ankthi për sigurinë personale…kishte nivel ankthi që sepse kishte mbajtur këtë pozitë si krysuees i delegacionit shqiptar, i kishte dhënë fokus më të madh te strukturat serbe… Frika të jesh negociator dhe targetimi nuk është frikë joreale. Tash ke target tjetër mbi kokë duke qenë chief-negociator. Rugova, Vetoni, Bukoshi ishin më të rehatshëm me protokollin. Bukoshi bënte intervista, ishin rehat. Pasi u tha kjo, Rugova kishte një pozicion të caktuar me duar të lira. DASh-i ia bëri të qartë Millosheviqi, duart larg nga Rugova, po të kishin bërë diçka, kjo do të ishte kaluar vijat e kuqe. Duart larg Vetonit ishin po ashtu”, ka thënë Williams.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luan Dizdari i “Foto Nesha”-s, ka vendosur të merret me…