Pse s’duhet të urinoni “për çdo rast”

05 shkurt 2023 | 09:57

Shpesh ndodh që teksa bëheni gati të dilni nga shtëpia, të shkoni shpejtë në tualet, me arsyetimin “për çdo rast”.

Ekspertët shëndetësorë kanë bërë të ditur se me këtë gjë e vini veten para rrezikut të mosmbajtjes së urinës.

Sipas “Incontinence UK”, rreth shtatë milionë britanikë vuajnë nga një gjendje e tillë, shkruan The Sun.

Sipas studimit, kjo gjendje prek gratë më shpesh sesa burrat, me rreth 700 mijë që vuajnë nga një mosmbajtje e lehtë, sidomos në fund të shtatzënisë.

Bëhet e ditur ekzistojnë lloje të ndryshme të mosmbajtjes së uribës, një nga më të zakonshmet prej të cilave është mosmbajtja nga stresi.

Kjo ndodh kur urina rrjedh në kohën kur fshikëza juaj është nën presion, për shembull kur qeshni ose kolliteni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1 303 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e…