Pse shënohet më 30 dhjetor “Dita e Veteranit”?

29 dhjetor 2022 | 23:25

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besnik Kada i cili ka qenë me shërbim në pjesën e Koshares, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka rikujtuar arsyen e “Ditës së Veteranit”, e cila është caktuar të jetë 30 dhjetor.

“Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së”, ka shkruar Kada.

Postimi i plotë i tij:

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.


photo: Ky gur i kufirit që ndante në mes shqiptarët është shporrë me luftë nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare në  pranverën e vitit 1999!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo futbolldashës shqiptar, që prej largimit të Edi Rejës nga…