Pse (s’)u bë Asociacioni?!

21 dhjetor 2023 | 08:38

Ilir Gashi

Në të kaluarën, para Qeverisë Kurti, Plani i Dialogut ka pasur dy letra referencë për të arritur në përfundim të marrëveshjes ligjërisht të obliguar.

Letra e Presidentit Trump dhe Biden për njohje reciproke si shkëmbim për asociacion.

Në draft planin për negociata njëra nga pikat (pika fundit) ka qenë plotësisht e qartë: “Nëse sjemi pajtu për të gjitha, s’jemi marrë vesh për asgjë”!

Domëthënë, nëse s’jemi marrë vesh për njohje reciproke, s’jemi marrë vesh as për asociacion.

Kjo e ka bërë të pakapërcyeshëm marrëveshjen nga Serbia, rrjedhimisht mosimplementimin e asociacionit për komunat serbe në Kosovë.

Kosova u përballë edhe me sulmin me zollë në Presidencë dhe djegien e Kuvendit dhe protestat e përgjakshme për të penguar një marrëveshje ku njohja ishe opsion i vetëm.

Çka ndodhi pastaj?

Serbia kishte informatë se Thaçi si President dhe udhëheqës i atyre negociatave do shkonte për Hagë dhe sistematikisht sabotojë këtë marrëveshje derisa Kurti u bë Kryeministër!

A. Kurti si Kryeministër hyri në konflikt të hapur me SHBA dhe BE, pasi ndërmori aksione në veri pa konsulta me SHBA dhe rrezikoi sovranitetin e Republikës. Vuçiçi planfikoi edhe sulmin në veri duke e ditur se çdo tensionim i shërben vetëm Serbisë.

SHBA dhe BE e paralajmëruan Kurtin se ke përpjekje për të futur NATO-n në konflikt me Serbinë në kohën e konfliktit Rusi-Ukrainë. Si rrjedhojë, SHBA dhe BE ndërruan qasje ndaj negociatave.

Sot, Kosova është nën sanksione dhe njohja u largua nga tavolina e negociatave, Asociacionin/Zajednicën e bënë prioritet për Kosovës si kusht të pakapërcyeshëm në integrimin evropian, ndërkaq Serbisë i hoqën kushtin që ta njohë Kosovën edhe për një kohë të gjatë, e cila nuk dihet nëse do të vijë ndonjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në rrugën “Agim…