Pse u bllokuan vizitorët për katër orë në Bogë?

03 janar 2021 | 18:07

Rruga për në Bogë është bllokuar totalisht dhe njerëzit nuk po arrijnë të hyjnë e as të dalin për më shumë se katër orë.

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se arsyeja e bllokimit është pasi persona të papërgjegjshëm kanë parkuar automjetet e tyre vend e pavend dhe për pak policia pritet të ndërhyj në atë zonë.

“Rruga është bllokuar në Bogë, sepse persona të papërgjegjshëm i kanë lënë automjetet e tyre vend e pa vend, derisa të ndërhyjë policia. Kjo është e gjitha çka mund të themi për momentin”, ka njoftuar policia për lajmi.net. Mes tjerash bllokimi vazhdon dhe ende janë në pritje për më shumë se katër orë dhe se njerëzit kanë mbetur në kolonë në automjete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numër i madh i bashkatdhetarët kanë udhëtuar të dielën nga…