PSG-ja e dëshiron Osimhenin në vend të Mbappes

05 prill 2024 | 14:01

Në skuadrën e PSG-së kanë filluar të mendojnë për pasardhësin e Kylian Mbappe, i cili me gjasë do të largohet në verë. Victor Osimhen shihet si profili ideal, për këtë arsye e kanë vendosur në majën e listës së dëshirave. Pengesa e vetme në këtë pikë është shuma që kërkon De Laurentiis, 130 milionë euro.

Bosi i Napolit është i hapur të negociojë me çdo skuadër që kërkon shërbimet e nigerianit, por as që ka ndërmend të bëjë lëshim kur bëhet fjalë për zbritjen e çmimit. Osimheni ka shumë oferta, mbi të gjitha nga klube në Premier Ligës, ku Chelsea, Arsenali dhe Manchester United janë të gatshëm të paguajnë një shifër të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U19 për vajza ka fituar me rezultat…