PSG-ja fiton titullin e 12-të në Francë

28 prill 2024 | 22:28

Paris Saint-Germain është zyrtarisht kampion i Francës. Parisienët festuan titullin e tretë radhazi dhe të 12 në histori. Pas humbjes 3-2 të Monaco-s në transfertën e Lyonit, PSG-ja është matematikisht kampion i Ligue 1 për sezonin 2023-2024.

Titulli i parë për Luis Enriquen në Francë, me spanjollin që u rikthye te një titull pas sezonit 2015-2016 kur triumfonte në La Liga me Barcelonën. Në 12 vite, prej 2012-ës, ky ishte titulli i dhjetë për Paris Saint-Germain që nuk ka triumfuar në vetëm dy sezone 2016-2017 (Monaco) dhe 2020-2021 (Lille).

Ky ishte trofeu i dytë sezonal për parisienët, pas Superkupës së fituar në fillim të këtij viti ndaj Toulouse, teksa PSG-ja është në lojë edhe për dy trofe të tjerë, me finalen e Kupës ndaj Lyonit dhe Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia po i vazhdon pretendimet e saj për kinse krime…