PSG-ja leksion Solskjerit dhe Unitedit

12 shkurt 2019 | 23:07

Manchester United mori një leksion futbolli nga PSG-ja.

“Djajtë e kuq” u mundën në “Old Trafford” me rezultatin 2-0 nga kampionët e Francës. Ole Gunar Solskjaer merr humbjen e parë në krye të  Unitedit pas 11 ndeshjes ku regjistroi 10 fitore dhe një barazim.

Mjafton të përmendim që kjo ka qenë një ndër ndeshjet më lehta të Buffon, i cili në ndeshjen e sotme nuk u  testua nga sulmi i vendasve. Një moment pakujdesie zhbllokoi takimin me Kimpembe që i shpëtoi markimit të anglezëve dhe shënoi pak metra larg portës së Unitedit në minutën e 53-të.

Shtatë minuta më vonë Mbappe ndëshoi sërish United me një asist të shkëlqyer nga “ish”-i i “djajve të kuq” Angel Di Maria.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma ka fituar 2-1 ndeshjen e parë të 1/8-ave të…