PSG-ja mezi e mposhti Rennesin (video)

11 shkurt 2022 | 23:28

Një kombinim i bukur i Messit me Mbappen në minutat shtesë të ndeshjes i ka dhënë fitoren PSG-së.

Paris Saint-Germain triumfoi minimalisht 1:0 sonte ndaj Rennes në ndeshjen e parë të xhiros së 24-të në Ligue 1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste të krijuara.

Në minutën e 65-të, Mbappe realizoi gol, por VAR-i ia anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje.

Dhe, kur u mendua se nuk do të kishte fitues, Messi dhe Mbappe treguan kualitetet e tyre.

Në minutën e 90+4 Lionel Messi dha një asist të bukur për Mbappen i cili nuk dështoi ta dërgonte topin në rrjetë.

Me këtë fitore, PSG ngjitet në kuotën e 59 pikëve në vendin e parë, 16 më shumë se Marseille e vendit të dytë.

Ndeshja e radhës e Messit me shokë do të jetë ndaj Real Madridit në Champions League pas tri ditëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjentët e Policisë Kombëtare kanë arrestuar në qytetin e Elches,…