PSG-ja ndryshon mendje, Neymari nuk largohet

17 mars 2022 | 13:08

Paris Saint-Germain nuk do ta shes Neymarin gjatë afatit kalimtar të verës. Braziliani nuk ka arritur asnjëherë maksimumin e tij në klubin parisien për disa sezone, duke vuajtur nga probleme të mëdha me lëndime dhe duke mos e çuar skuadrën drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve.

Eliminimi i fundit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, i cili pasoi me vërshëllimat e tifozëve në ndeshjen ndaj Bordeaux, u përfol se Neymari do të largohet përfundimisht. Megjithatë, mediumi i njohur “Le10Sport” këmbëngul se PSG-ja nuk është e interesuar që ta shes yllin brazilian, i cili mund t’i bashkohej Barcelonës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se puna sociale…