PSG-ja pëson humbje nga Rennesi

15 janar 2023 | 22:49

Ka përfunduar me rezultatin shokues 1 me 0, përballja e mbrëmjes në kampionatin francez “Ligue 1”, mes Rennes dhe PSG, ku një gol i vendasve ka mjaftuar për t’i dhënë një tjetër goditje “knock-out”-i, parisienëve.

Përballja nisi e qetë, me të dyja palët që nuk arritën dot të gjenin golin në pjesën e parë, duke e mbyllur me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0.

Goli i vetëm i sfidës do të vinte nga Traore, në minutën e 65’, gol ky që do të mjaftonte për t’i dhënë skuadrës së Rennes, një 3-pikësh të vyer.

Pas kësaj përballjeje, PSG-ja mbetet në kuotën e 47 pikëve, vetëm 3 më shumë se Lens i vendit të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një termet i fuqishëm është ndier në Tiranë. Mësohet se…