PSG-ja synon transferimin e Rodriguezit

28 gusht 2018 | 11:58

Kampionia e Francës, Paris Saint-Germain dështoi të transferoj mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro nga Juventusi.

Tash drejtuesit e ekipit francez po synojnë një tjetër lojtar nga Seria A. Bëhet fjale për mbrojtësin e AC Milan, Ricardo Rodriguez dhe sipas medieve në Itali, PSG-ja ka gati ofertën prej 30 milionë euro.

Në anën tjetër skuadra kuqezi duke parë se e transferoi një vit me parë nga Wolfsburgu për 16 milionë euro dhe me transferimin e Diego Laxalt, mund të vendos për ta shitur në këtë afat kalimtar.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka…