Publikimi i hakerëve, reagon Berisha: 19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me ‘charter’n të Ramës

27 tetor 23:16

Pas publikimit të disa dokumenteve këtë të enjte në llogarinë “Homeland Justice” në “Telegram”, ku pretendohet se bëhet fjalë për të dhënat personale të kryeministrit shqiptar Edi Rama si dhe udhëtimet e tij jashtë vendit, ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha.

Ai akuzon në Facebook se Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me charter, që sipas Berishës kushtojnë 19 milionë euro.

Berisha shkruan se kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

“Super abuzim!

19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!

Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro.

Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!

Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!”, shkruan Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TikTok është një nga rrjetet sociale që po përdoret për…