Publikimi i të dhënave personale të veteranëve, në kundërshtim me ligjin

19 shtator 2018 | 08:15

Shoqëria civile, njohësit e sistemit të drejtësisë dhe OVLUÇK-ja kanë kritikuar për publikimin e listave me të dhëna personale të veteranëve që dyshohen të jenë të rreme.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kanë vlerësuar se kjo paraqet shkelje flagrante të të drejtave të njeriut të garantuar me norma vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas tyre, në këtë shkelje përgjegjëse është edhe Prokuroria e Shtetit, shkruan “Epoka e re”.

Njohësi i sistemit të drejtësisë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka kritikuar publikimin e të dhënave personale në këto lista.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se futja në aktakuzë e emrave të personave dhe të dhënat e tyre personale të cilët nuk janë të akuzuar paraqet shkelje.

“Në radhë të parë Prokuroria, në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe praktikën prokuroriale, për herë të parë në një aktakuzë fut emrat e personave dhe të dhënat e tyre personale, të cilët nuk janë të akuzuar. Sikurse e ka dhënë edhe vetë Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, një qasje e tillë e prokurorisë bie ndesh me Ligjin dhe parimet lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale të personave që janë publikuar të dhënat e tyre”, ka thënë Miftaraj, duke shtuar se në Kosovë të drejtat shkelen nga ato institucione që janë të obliguar t’i mbrojnë ato.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Maqedonia nën udhëheqjen e Ali Ahmetit shkelë të…