Publikohen matjet, kjo është përqindja e përkrahjes ndaj “Ballkanit të hapur” në rajon

05 korrik 2022 | 11:08

Instituti Ndërkombëtar Republikan, një organizatë amerikane që merret me avancimin e demokracisë dhe qeverisjes nëpër botë, ka bërë matjet se sa përkrahet nisma “Ballkani i hapur” në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij instituti, “Ballkani i hapur” më së paku përkrahet në Kosovë.

Ndërsa përkrahja më e madhe për këtë iniciativë vije nga Serbia.

“Përkrahja për hapjen e kufijve iniciativa “Open Balkan” në shtetet e Ballkanit Perëndimor: 75% në Serbi, 68% në Bosnje e Hercegovinë, 66% në Mal të Zi, 61% në Maqedoninë e veriut dhe 42% në Kosovë”, kanë bërë me dije matjet e institutit amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bashkëbisedim me biznesmenë në Holandë, kryeministri Edi Rama, ka…