Publikohen votat për dhjetë më të mirët e botës

24 shtator 2018 | 22:37

Janë publikuar votat e gazetarëve, përzgjedhësve, kapitenëve të kombëtareve dhe tifozëve për futbollistin më të mirë në botë.

Luka Modriq doli i pari falë suksesit të tij me Real Madridin dhe Kroacinë.

Ai la shumë prapa ndjekësit. Modriq mori 29.05 për qind të votave në total.

I dyti ishte Cristiano Ronaldo me vetëm 19.08 për qind, e i treti Mohamed Salah me 11.23 për qind.

Kylian Mbappe i Francës ishte i katërti me 10.52 për qind, teksa Lionel Messi mbylli top-pesëshen me 9.81 për qind.

Antoine Griezmann, Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Raphael Varane dhe Harry Kane mbyllën top dhjetëshen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj ka thënë se vetë fakti…