Publikohet agjenda e Forumit të Mynihut, Kurti e Gërvalla s’do të flasin – Rama pjesë e një paneli

16 shkurt 2024 | 12:00

Sot (e premte) ka filluar Konferenca e Sigurisë në Mynih, që do të mbahet deri më datën 18 shkurt. Për gjatë tri ditëve, liderë të shumë vendeve do të diskutojnë për të ardhmen e botës.

Tashmë është publikuar agjenda zyrtare e Konferencës së Mynihut.

Në këtë konferencë, do t’i kushtohet një panel edhe Ballkanit, ku do të flasin Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Në këtë panel nuk do të flet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por as Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilët do të qëndrojnë në këtë konferencë.

Në këtë konferencë, sipas agjendës zyrtare, nuk do të flet as presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, partneriteti…