Publikohet draft-rregullorja për Ligjin për Sponsorizim

22 dhjetor 12:19

Ministria e Sportit e ka publikuar draft-rregulloren e hartuar nga grupi punues që derivon nga Ligji për Sponsorizim.

Kjo draft-rregullore përcakton kriteret, procedurat dhe formën për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Për procedura të mëtutjeshme, në mënyrë që kjo rregullore të bëhet kuptimplotë, MKRS-ja kërkon nga të gjitha palët e interesit ta japin kontributin e tyre përmes komenteve.

Me këtë rast KOK-u kërkon nga federatat sportive, klubet sportive, t’i japin idetë dhe komentet e tyre. Afati për dërgimin e tyre, në e-mailin zyrtar të KOK-ut dhe MKRS-së, është 15 ditë.

Pas pranimit të komenteve, Ministria e Sportit njofton se do t’i shqyrtojë komentet dhe idetë e dhëna dhe ia përcjellë pastaj ministrit të Sportit, Kujtim Gashi, për nënshkrim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj,  ka vizituar sot fshatrat Berishë…