Publikohet ‘Katalogu i dokumenteve osmane në arkivin Komunal të Prishtinës’

21 janar 2020 | 14:36

Me rastin e 21-vjetorit të themelimit të arkivit Komunal të Prishtinës të martën është promovuar libri “Katalogu i Dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës”.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky libër paraqet një thesar çmuar për kryeqytetin.

“Në vitin 2017, një delegacion i Komunës së Prishtinës i kryesuar nga nënkryetari Muhedin Nushi, ka zhvilluar një vizitë në arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll dhe ka arritur të tërheq mijëra dokumente,në formë digjitale, të dokumenteve të kohës së administratës së Perandorisë Osmane, për dhe nga Komuna e Prishtinës. Sot, këto dokumente janë të përkthyera dhe listuara në një libër dhe paraqesin një thesar të madh kulturor e shoqëror, por edhe një potencial të burimeve historike për studiuesit e hulumtuesit e kësaj periudhe historike. Një falënderim i madh për të gjithë që kontribuuan në realizimin e këtij libri, veçanërisht për përkthyesit Besir Neziri, Mead Osmani dhe Agron Islami për recenzurën. Po ashtu, falënderojmë edhe Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës për bashkëpunimin”, ka thënë Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri raketa goditën Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhen…