Publikohet kënga për heroin Qerim Kelmendi (Video)

25 janar 2021 | 12:17

Ilir Shaqiri dhe Osman Kelmendi e kanë publikuar këngën për heroin Qerim Kelmendi, e cila titullohet “Shpirtmadhi ynë”.

Tekstshkruas i këngës është Adem Gashi, kompozitor Edmond Zhulali kurse videoeditues Redmedia.

Qerim Kelmendi ishte njëri nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa është vrarë në një pritë në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës më 27 shkurt të vitit 2020. Ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” të ndjerin Qerim Kelmendi.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viktoria Asllan Bytyçi shpall të pavlefshme diplomën bachelor të lëshiuar…