Publikohet libri për jetën seksuale të Mbretëreshën II

30 qershor 2018 | 14:21

Libri për Mbretëreshën Elizabeth II për jetën seksuale dhe martesën me Princi Filipin, u publikua dhe ka shkaktuar një skandal të madh në Britani të Madhe, por edhe në të gjithë botën.

“Nuk kishte asnjë grua të bukur pranë Filipit me të cilët ai nuk flirtonte. Por ajo mbretëreshës nuk i pengonte aspak, i dha liri të shoqërohet me seksin e kundërt. Këto femra për Filipin ishin si lodra dhe “kafshë shtëpiake”, shkruan Lady Colin Campbell.

Kjo britaneze ka shkruar librin “Martesa e Mbretëreshës” për Elizabeth II, tashmë 92 vjeçare, libër ky në të cilin ajo ka zbuluar detaje për jetën seksuale të Mbretëreshës dhe burrit të saj 97 vjeç Princit Filip.

Në libër shkruhet se Mbretëresha ka pasur një apetit të shëndosh seksual, shkruan British Daily Mail.

Në libër gjithashtu ajo ka shkruar se Fillip ka dëshirë të madhe të jetë në shoqëri të femrave të bukura dhe është një joshës, ndërsa edhe me mbretëreshën ka flirtuar.

“Nuk më thoshte gjëra të pakëndshme. Më thoshte: Dukesh bukur”, ka thënë mbretëresha.

Shkrimtarja deklaron se është shoqëruar me familjen mbretërore. Libri për jetën seksuale të Mbretëreshës ka shkaktuar kritika të ashpra në Britani.

“Gjithçka që kam shkruar aty është e vërtetë dhe nuk është propagandë kundër monarkisë”, ka thënë Colin si përgjigje për akuzimet e shumta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët të dalë nga lufta nga dita e nesërme do…