Publikohet lista e milionerëve në Britani, Rita Ora më e pasur se Dua Lipa

13 maj 2020 | 11:31

Është publikuar lista e artistëve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Britani , dy këngëtaret shqipare në top 10 nga më të pasurit.

Është publikuar lista e të famshmëve më të pasur poshtë të 30-ve në Britani të Madhe.

Kjo listë kryesohet nga këngëtari Ed Sheeran me 200 milionë funta i pasuar nga Harry Styles me 63 milionë.

Ndërsa në këtë listë nuk kanë munguar as këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita Ora është renditur në pozitën e 9-të me 20 milionë funta, ndëra Dua Lipa në vendin e 11 me 16 milionë.

Kujtojmë që Dua pak ditë më parë ka aplikuar për të regjistruar emrin e saj si markë e që kjo mund t’i sjell pasuri marramendëse.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka…