Publikohet orari i Kosovës për FIBA EuroBasket 2025

26 prill 2023 | 10:44

Pas hedhjes së shortit për rrethin e tretë parakualifikues për FIBA EuroBasket 2025 është publikuar edhe orari.

“Dardanët” ndodhen në Grupin H, së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën. Kosova ndeshjen e parë do ta ketë në shtëpi ndaj Zvicrës më 19 korrik. Më pas Dardanët janë mysafirë të Danimarkës dhe Zvicrës, sfida që do të zhvillohen më 26, përkatësisht 29 korrik.

Ndeshja e fundit do të jetë në shtëpi kundër Danimarkës më 5 gusht. Vetëm lideri i grupit kualifikohet në rrethin e dytë parakualifikues.

Orari

19  korrik
Kosova-Zvicra

22 korrik
Zvicra-Danimarka

26 korrik
Danimarka-Kosova

29 korrik
Zvicra-Kosova

2 gusht
Danimarka-Zvicra

5 gusht
Kosova-Danimarka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe shefi…