Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Expend4bles”

08 qershor 2023 | 12:53

Jason Statham, Dolph Lundgren, Randy Couture dhe Sylvester Stallone kthehen për një “aventurë të nxitur nga adrenalina” në pjesën e katërt të ekskluzivitetit “Expendables”, gati një dekadë pa “The Expendables 3” të 2014-ës.

“Të armatosur me çdo armë që mund të kenë në dorë dhe aftësitë për t’i përdorur ato, The Expendables janë linja e fundit e mbrojtjes në botë dhe skuadra që thirret kur të gjitha opsionet e tjera janë jashtë tryezës”, thuhet në një përmbledhje të filmit.

“Por anëtarët e rinj të ekipit me stile dhe taktika të reja do t’i japin ‘gjak të ri’ një kuptim krejtësisht të ri”, shton përmbledhja.

Në pamjen paraprake të mbushur me aksion, Lee Christmas (Statham, 55), Gunner Jensen (Lundgren, 65), Toll Road (Couture, 59) dhe Barney Ross (Stallone, 76) dëshmojnë se ata ende kanë atë që ju duhet ndërsa bëjnë një mision i ri përkrah fytyrave të reja si Curtis “50 Cent” Jackson dhe Megan Fox.

Skena e parë në trailerin përshkruan personazhet e Foxit dhe Stathamit teksa fillimisht duken se ndajnë një moment të këndshëm, me Leen duke thënë: “Mirë se erdhe në shtëpi, zemër”, ndërsa ajo hyn në derë.

“Expend4bles” është prodhuar nga Statham së bashku me Kevin King Templeton, Les Weldon, Yariv Lerner, Jeffrey Greenstein dhe Jonathan Yunger.

Kastit me Jackson dhe Fox i bashkohen edhe Tony Jaa, Iko Uwais, Jacob Scipio, Levy Tran dhe Andy Garcia.

Filmi i parë “Expendables” – i cili luajti Stallone, Bruce Willis dhe Arnold Schwarzenegger – u pasua nga dy vazhdime, i pari prej të cilëve u shfaq premierë në 2012 dhe i dyti në 2014.

Në tetor të vitit 2021, Stallone ndau në Instagram një palë foto të buzëqeshura ku shfaqet ai dhe Statham në xhirimet e filmit të ardhshëm.

“Expend4bles do të dal në kinema më 22 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian u largua nga Berlini të mërkurën pasi bëri…