Publikoi video të abuzimit seksual me fëmijë, arrestohet një person në Ferizaj

19 tetor 2023 | 08:53

Është arrestuar një person në Ferizaj pasi ka postuar video të abuzimit seksual me fëmijë.

Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj  18.10.2023 – 11:00. Një mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se i njëjti kishte shpërndarë në rrejte sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa anketa të realizuara së fundmi në Serbi, kanë treguar…