Punëtorët e “IMN Kosova” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë 20 % e privatizimit

13 gusht 2020 | 12:52

Punëtorët e ndërmarrjes “IMN Kosova”, kanë protestuar të enjten para ndërtesës së Qeverisë për mospagesën e 20 % pas privatizimit.

Në vend të kryeministrit Avdullah Hoti punëtoret e “IMN Kosova”, i priti Ahmet Isufi.

Për kërkesën e tyre për të marr 20 %, Isufi ju tha që duhet të presin kthimin e kryeministrit nga izolimi.

Të paktën kështu e interpretoj Emin Neziri përfaqësues i protestuesve.

Ai ka thënë se për të marr 20 %, duhet nënshkrimi i Qeverisë për shpronësim. “U takuam me Ahmet Isufi ata na premtuan që brenda një javë kanë me përfunduar. 120 punëtorë janë tu prit. Për shkak të shpronësimit nuk po i japin 20 %.  Një nënshkrim i Qeveris duhet për shpronësim”, ka thënë Idrizi, raporton “EO”.

E kjo i revoltoj protestuesit. Ata nuk u pajtuan që në takim i priti Ahmet Isufi, ndërsa thanë se nuk presin ndonjë ndihmë.

Ismet Hasani, pjesëmarrës në protestë tha se qeveritarët po mundohen të përfitojnë në krah të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar…