Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagën e 13 dhe kushte më të mira pune

12 nëntor 2026 | 08:10

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje punëtorëve të të gjitha divizioneve të KEK-ut që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për nesër, më 12 nëntor, para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues në Toskanë.

Protesta është caktuar të nisë në orën 11:00 dhe vjen pas, siç thuhet në komunikatën e sindikatës, mungesës së përgjigjes pozitive nga menaxhmenti dhe Bordi Drejtues ndaj kërkesave të paraqitura më herët nga përfaqësuesit e punëtorëve.

Përmes një komunikate të nënshkruar nga kryetari i Sindikatës së Re, Xhelal Jashari, theksohet se punëtorët e KEK-ut përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe të rrezikshme pune në miniera e termocentrale, përfshirë ekspozimin ndaj pluhurit, temperaturave ekstreme dhe rrezikshmërisë së lartë, pa u kompensuar financiarisht në mënyrë të dinjitetshme.

Kërkesat kryesore të punëtorëve janë:

Caktimi i një page të dinjitetshme për të gjithë punonjësit;

Ekzekutimi i pagës së 13-të;

Përmirësimi i kushteve të punës dhe vlerësimi i rrezikshmërisë në vendin e punës.

SRKEK u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të DPQ-së, TC Kosova A, TC Kosova B dhe Sigurisë Fizike që të bashkohen në protestë për të kërkuar realizimin e të drejtave të tyre.

“Nuk kërkojmë lëmoshë e as privilegje, por dinjitetin që na takon për punën që bëjmë. Nesër nuk dalim për inat të askujt, por për veten dhe familjet tona”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e sindikatës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen…