Punëtorët e KEK-ut protestojnë të premten, kjo është arsyeja

25 prill 2023 | 13:18

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të premten në Prishtinë për ngritje të pagave.

Sindikata e KEK-ut ka bërë me dije se protesta do të mbahet para zyrave të kësaj ndërmarrjeje në sheshin “Nënë Tereza”.

Protesta pritet të fillojë nga ora 11:00.

“Nga mbledhja e kryesive të sindikatave të KEK-ut më datë 20.04.2023 është marrë vendim për protestë më datë 28.04.2023 duke filluar nga ora 11:00. Protesta do të mbahet para zyrave të KEK-ut në Sheshin ‘Nënë Tereza’. Edhe pse ishte një premtim nga ana e Bordit për realizimin e kërkesës së sindikatave të KEK-ut por edhe premtim publik përmes komunikatës së datës 03.04.2023. Si më poshtë: Duke pasur tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit prill të këtij viti, bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut, do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut. Përkundër premtimit kjo nuk po ndodhë prandaj ne vazhdojmë. ‘Ngrite zërin për ta ngritur pagën’”, ka njoftuar Sindikata e KEK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka pasur shumë thashetheme për Selena Gomez dhe Justin Bieber.…