Punëtorët e Trepçës ende pa paga, paralajmërojnë grevë

28 shkurt 2021 | 14:48

Rreth 700 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” ende nuk e kanë marrë pagën e muajit janar për të cilën thonë se javën e ardhshme mund të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës i Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, për Telegrafin, i cili ka treguar se, edhe pse u kanë premtuar që më 10 shkurt do t’i marrin pagat e janarit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Osmani, po ashtu, ka thënë se 1 milion e 700 mijë euro subvencione janë ndarë për ndërmarrjen “Trepça”, mirëpo ende nuk u janë dhënë.

“1 milion e 700 mijë janë ndarë subvencione për ‘Trepçën’. Që dhjetë ditë janë nënshkruar. Të hënën që lamë pas kanë thënë se do të dalin pagat. Kemi pritur që më 10 shkurt do t’i marrim pagat, tash po vjen muaji mars dhe pagat e shkurtit ende nuk i kemi marrë. Të shtunën dhe të dielën kemi punuar dhe do të presim deri në fillim të kësaj jave. Nëse nuk dalin pagat, do të hyjmë në grevë të përgjithshme. Por, ky vendim ende nuk është definitiv”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një takim virtual të organizuar nga Forca e Diasporës…