Walkeri: Sikur të bashkohej diaspora shqiptare, do ta forconin influencën politike në shtetet perëndimore

28 shkurt 2021 | 14:46

Në një takim virtual të organizuar nga Forca e Diasporës (FeD) ambasadori amerikan dhe miku i shqiptarëve, William G. Walker, ka folur për domosdoshmërinë e unifikimit të diasporës shqiptare pa dallim nga cila pjesë e trojeve shqiptare e kanë prejardhjen.

Sipas Ambasadorit Walker deri më sot në Kosovë në veçanti është injoruar ekspertiza e diasporës, por jo edhe paratë.

“Sikur diaspora shqiptare të bashkohej, kjo do të kishte ndikim pozitiv edhe për trojet shqiptare, sepse profesionalizmi i mërgimtarëve do të merrej më seriozisht në vendimmarrje, e edhe në vendlindjet e reja ku jetojmë në vendet perëndimore, sepse do ta forconim influencën tonë politike e ekonomike në këto shtete perëndimore”.

“Forca e Diasporës, e ka përkrahjen time të plotë dhe i uroj shumë suksese në Kuvendin/Kongresin e 2 prillit”, ka thënë ambasadori Walker.

Duhet të theksohet së biseda përmes platformës “Zoom” është mbajtur në anglisht dhe shqip tërë kohën, si dhe kishte pjesëmarrës e simpatizantë të Forcës së Diasporës nga Evropa, Amerika, Kanadaja, Japonia dhe Afrika.

Në këtë takim kishte pjesëmarrës edhe nga Kosova dhe tërë trojet shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa vajza dhe gra, referuar studimeve të fundit, hezitojnë të…