Punëtorët e ‘Trepçës’ hyjnë në grevë të përgjithshme

09 korrik 2018 | 11:14

Punëtorët e gjigantit metalurgjik “Trepça” kanë hyrë nga sot në grevë të përgjithshme.

Këtë e ka konfirmuar për “klankosova.tv”, kryesuesi i Sindikatës së “Trepçës” dhe të punëtorëve të saj, Shyqyri Sadiku, i cili ka thënë se ky veprim vjen pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë reflektuar karshi kërkesave të tyre.

Sadiku ka deklaruar se punëtorët dhe i gjithë menaxhmenti i “Trepçës” do të mbajnë grevë të përgjithshme deri në afat të pacaktuar derisa të ketë reflektim në plotësimin e kërkesave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e kaluar plenare ku u votua dhe ligji…