Punëtorët shëndetësorë pezullojnë grevën

16 dhjetor 2019 | 14:34

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) njëzëri kanë vendosur që të pezullojnë grevën deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e pagave.

“Gjithashtu anëtarët e Këshillit Drejtues morën vendim që të ndërmarrin të gjitha hapat ligjor në pajtim me legjislacionin pozitiv të vendit si dhe duke i konsultuar edhe instancat vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të përshpejtimit të vendimit brenda afatit ligjor kushtetues të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave”, është bërë me dije në njoftimin e Këshillit Drejtues të FSSHK-së.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë punëtorëve shëndetësorë pa dallim, që të kenë unitet të plotë (t’u shmangen manipulimeve politike) gjatë këtij procesi. “Ne mbrojmë parimin institucional të vendimeve dhe se FSSHK-ja në asnjë rrethanë nuk interferon në Gjykatën Kushtetuese të vendit apo të vendimeve të saj, por fuqishëm besojmë se duke i parë rrethanat e krijuara do të merr vendim në favor të punësuarve të pakënaqur respektivisht punëtorëve shëndetësorë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të programit të trajnimit për VATS, në Klinikën…