Ismaili: Sot kërkoj vetëm një mundësi, si në Shëndetësi ku ndalëm korrupsionin dhe shpëtuam jetë
16 shtator 2025
| 21:16
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka premtuar se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, pa dallim partie apo përkatësie politike.
Në një postim publik, ai theksoi gatishmërinë për bashkëpunim edhe me kundërshtarët politikë, nëse kjo i sjell dobi kryeqytetit.
Ismaili rikujtoi përvojën e tij si ministër i Shëndetësisë, ku tha se kishte arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe në shpëtimin e jetëve.



