Në Kirurgjinë Torakale kryhen tri operacione me VATS, asistojnë ekspertë nga Turqia

16 dhjetor 2019 | 14:11

Në kuadër të programit të trajnimit për VATS, në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë realizuar tri operacione të asistuara me ekspertët nga Turqia.

Me aparaturën e VATS ndërhyrja është më cilësore dhe më e sigurt, si dhe zvogëlohet mundësia për infeksione, kurse përshpejtohet koha e rehabilitimit të pacientit.

Vlen të theksohet se me këto operime të fundit, buxhetit të Kosovës i janë kursyer rreth 100 mijë euro.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Saudin Maliqi, ka bërë me dije se janë në fazën intensive të trajnimeve për VATS.

Sipas tij, e veçanta e kësaj pune është se në Kirurgjinë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po kryhen operime, me asistim dhe përkrahje të ekspertëve ndërkombëtarë.

Një ekip i kirurgëve torakalë ka qëndruar në Budapest të Hungarisë, për të asistuar mjekët atje në ndërhyrjet kirurgjikale me pajisjen e VATS.

Klinika e Kirurgjisë Torakale po synon të performojë kirurgjinë mini-invazive, duke i ofruar pacientëve standardit më të lartë të trajtimit kirurgjik.

QKUK-ja ka marrëveshje me Budapestin, Lubjanën, Sofjen dhe Stambollin për trajnim dhe bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e Kirurgjisë Torakale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s, në…