Punëtori i Restaurant “Liqeni Dukagjinit” në Gjakovë dërgohet në spital në gjendje të rëndë, më pas humb jetën

06 nëntor 2023 | 13:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Restaurant Liqeni Dukagjinit, ku një punëtor u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital. Për rastin tashmë është vënë në dijeni edhe Policia, me ç’rast kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, punëtori fillimisht nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore teksa ishte në ambientet e hotelit, ku më pas kanë intervenuar kolegët e tij për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Për shkak se gjendja e tij ishte e rëndë, është njoftuar menjëherë ambulanca, por fatkeqësisht viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa janë marrë deklaratat edhe të disa dëshmitarëve.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga “Restaurant Liqeni Dukagjinit” dhe Policia.

“Sot rreth orës 11:20 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore pas një çrregullimi fizik të ndodhur afër liqenit të Radoniqit, ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë (sipas personelit mjekësor viktima ka pësuar sulm kardiak)”, thotë Policia për Sinjalin.

Lidhur me ngjarjen policia ka kryer procedurat e nevojshme si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudo vazhdon të mbetet sporti që i dhuron Kosovës më…