Punimet ndalin ujin në këtë rrugë të Prishtinës

08 qershor 2018 | 08:49

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë se sot, duke filluar nga ora 08:00 – 16:00, gjithsej 8 orë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit. Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së  ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftim e Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare…