Pushimi i lehonisë të mbulohet 100 për qind nga shteti

14 maj 2018 | 16:16

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka organizuar një tryezë me gratë afariste, ku u diskutua për sfidat e shumta të të bërit biznes, duke përfshirë edhe Ligjin e punës, respektivisht ligjin e lehonisë, i cili konsiderohet si një ligj me interes për mbarë shoqërinë.

Të ftuara në këtë tryezë ishin gratë afariste nga bizneset anëtare. Paneliste ishin Drita Rexhepi dhe Gëzime Rexhepi-Çollaku.
Donika Gashi, koordinatore e OAK-së, e cila e udhëhoqi këtë takim, ka theksuar se Ligji për pushimin e lindjes, shihet si një instrument i rëndësishëm për të ndihmuar femrat në ndërtimin e karrierës.

Gëzime Rexhepi-Çollaku ka pohuar se problematikë shumë e madhe e pushimit të lehonisë për bizneset është fakti se përveç kompensimit të pushimit të lehonisë, janë detyruar të marrin edhe një të punësuar për të zëvendësuar atë që shkon në pushim.

Ajo ka shtuar se Ligji i lehonisë është një barrë e rëndë për biznesin e saj, duke treguar se biznesi i saj është e prekur drejtpërdrejtë nga ky ligj.

Rexhepi-Çollaku ka treguar se ka një staf prej afër 80 të punësuarve femra dhe pagesat e pushimit të lehonisë janë duke e rënduar dyfish, jo vetëm pagesën që duhet të bëhet për lehonën, por edhe për zëvendësuesen që duhet të merret në punë.

Gjatë këtij takimi në bashkëbisedim me gratë afariste, OAK-u ka dalë me disa nga rekomandime:

1. Pushimi i lehonisë të mbulohet 100% nga shteti, për 12 muaj;
2. Fillimisht në periudhën prej 30 ditësh para lindjes së fëmijës femra të mund të marr pushimin e lindjes dhe kjo periudhë të mbulohet nga biznesi 100 për qind të pagës aktuale;

3. Po ashtu, të lihet opsion që nëna në rast se dëshiron mund të vazhdojë pushimin edhe për tre muaj të tjerë, në këto raste pushimi të jetë pa pagesë; dhe

4. Rekomandohet të aplikohen stimulime për lindjen e fëmijëve, Qeveria të jep shtesa për çdo fëmijë të lindur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portali i njohur “Goal” ka përzgjedhur formacionin e sezonit në…