Putin: Do të shqyrtohet seriozisht çështja e rrëzimit të avionit

18 shtator 2018 | 23:08

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pas takimit me kryeministrin hungarez Vikor Orban në Moskë zhvillimet lidhur me avionin e rrëzuar rus në Siri i ka quajtur “një zinxhir i rrethanave tragjike”.

Në vlerësimin e tij në lidhje me rrëzimin e avionit ushtarak rus në Siri, Putin tha se “Zhvillimin në fjalë duhet ta shqyrtojmë në mënyrë serioze. Rrëzimi i avionit rus në Siri duket si një zinxhir i rrethanave tragjike.

Reagimi i Moskës do të jetë në drejtimin e rritjes së sigurisë për njësitë ruse në Siri”.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, ishte theksuar se avioni ushtarak rus i cili ishte zhdukur nga radarët dje në Siri, është rrëzuar gabimisht nga regjimi i Asadit për shkak të sulmeve ajrore të Izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë mijë orë. Kaq ushtrime thuhet se nevojiten për ta…