Putin paralajmëron vizitë në Turqi më 12 shkurt, do të takohet me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan

31 janar 2024 | 21:39

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë në Turqi më 12 shkurt. Putin do të takohet me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Ndërsa më 14 shkurt presidenti turk do të vizitojë Egjiptin, kjo do të jetë edhe vizita e tij e parë në Egjipt që nga viti 2013.

Në takimin mes Erdoganit dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pritet të diskutohet ndihma humanitare për palestinezët në Gaza dhe hapat për t’i dhënë fund luftës.

Rritja e tregtisë dhe përcaktimi i kufijve të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor janë gjithashtu në agjendë, thanë zyrtarët.

Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe u bë vitin e kaluar në korrik, kur ministritë e jashtme të dy vendeve njoftuan se marrëdhëniet diplomatike u ngritën sërish në nivel ambasador.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes…