Putini ankohet për mungesë të armëve me precizitet të lartë

16 qershor 2023 | 08:31

Presidenti rus Vladimir Putin duket se po përgatit justifikime në rast se pushtimi rus i Ukrainës ngecën ose trupat e tij mposhten. Kështu ka thënë një ish-oficer i CIA-s për CNN.

Në deklaratat e fundit për gazetarët, Putini tha se forcat ruse në shtetin ukrainas po luftojnë me armë inferiore dhe se vendi po rrit urgjentisht prodhimin e armëve moderne për trupat e vijës së parë.

Të martën ai u tha në mënyrë specifike blogerëve ushtarakë rusë dhe korrespondentëve të luftës së medias shtetërore se forcave ruse u mungonin municionet me precizitet të lartë dhe dronët sulmues.

Me këtë Putini bëri një ndryshim të papritur, sepse më parë mburrej me epërsinë e arsenalit rus.

Stephen Hall, ish-zyrtar i lartë i CIA-s, tha se lideri rus dukej se po përpiqej qëllimisht të ulë pritshmëritë për një fitore në Ukrainë.

“Pyetja me të vërtetë magjepsëse për mua është pse Vladimir Putin po e shikon këtë dhe për ta kuptuar këtë. Ne duhet të shikojmë nëpër histori. Ka pasur kaq shumë liderë rus që, pas një lufte të dështuar, nuk qëndruan në pushtet”, tha ai.

“Pyes veten nëse Putini ka filluar apo jo të mendojë për këtë, nëse ai ka filluar të shohë apo jo: OK, unë do ta humbas luftën, më e mira për të cilën mund të shpresoj është një lloj barazimi, një lloj konflikti i ngrirë”, pohoi Hall.

“Por, nëse kjo ndodh, si do të mbijetoj politikisht?”, shtoi ai.

Ish-oficeri pyeti nëse Putini po përgatit popullsinë ruse për humbjen e luftës në Ukrainë dhe si mund të dalë më mirë nga e gjithë kjo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar ftesën e homologut turk,…