Putini dekoron aktorin amerikan Steven Seagal

28 shkurt 2023 | 08:20

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë dekoratë shtetërore Steven Seagal, aktor amerikan, i cili, po ashtu, ka shtetësi ruse.

Ndarja e Urdhrit të Miqësisë për aktorin amerikan u njoftua përmes uebfaqes së qeverisë ruse. Ky urdhër nderon qytetarët që Rusia konsideron se kanë kontribuar për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Seagal ka qenë mbështetës i zëshëm i aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014. Ai vitin e kaluar kishte vizituar qytetin ukrainas të Olenivkës, nën kontrollin rus. Në këtë qytet dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës raportohet se janë vrarë në një sulm, për të cilin Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën.

Më 2018 Seagal ishte emëruar nga Ministria e Jashtme ruse i dërguar humanitar në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Brazil i hapi rrugë…