Putini këtë javë viziton Turqinë

02 prill 2018 | 13:28

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të qëndrojë në një vizitë dyditore në Turqi gjatë kësaj jave, ku do të bisedojë me homologët e tij turq dhe iranianë.

Putini do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan më 3 prill në Ankara, në kuadër të takimit të Këshillit për bashkëpunim të lartë Turqi-Rusi.

Kremlini ka njoftuar se bashkëpunimi dypalësh në tregti dhe sferat ekonomike, do të diskutohet gjatë këtij takimi. Po ashtu, do të diskutohet për zbatimin e “projekteve të përbashkëta strategjike, veçanërisht ato të sektorit të energjisë”.

Putini dhe Erdogani pritet të lansojnë njësinë e parë të stacionit bërthamor turk, Akkuyu.

Në prill të vitit 2015, korporata shtetërore ruse për energji bërthamore, Rosatom, ka nisur ndërtimin e katër njësive bërthamore që kap vlerën prej 20 miliardë dollarësh.

Kremlini ka njoftuar se Putini dhe Erdogani po ashtu pritet të flasin për “çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe situatën në Siri”, para takimit tripalësh me presidentin iranian, Hassan Rohani, që do të mbahet në Ankara më 4 prill.

Rusia, Turqia dhe Irani janë të përfshira në konfliktin në Siri dhe sponsorizojnë bisedimet e paqes që zhvillohen në Astana të Kazakistanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 20 persona janë vrarë në përleshjet në mes…